Semina: I lumtur qe jam pjese e Vllaznise
Pat qene pjese e Vllaznise tre sezone me pare, atehere 18 vjeç dhe nuk e ka ndjere shume shijen e fanelles kuqeblu te veshur ne trup. Tani eshte ndryshe. Pas nje pervoje ne Bullgari dhe tek Gramozi, rikthehet serish ne skuadren e qytetit te tij me deshiren e madhe per te qene pjese e rendesishme e saj. Klodian Semina, mbrojtesi 21 vjeçar ka firmosur mbremjen e se henes kontraten e re me Vllaznine. Do luaje per nje vit me te por ekziston edhe mundesia qe ajo te shtyhet serish.
Ganezi Iktu ne stervitje me kuqeblu
Ka mberritur ne mbremjen e se shtunes ne Shqiperi ganezi Ibrahim Iktu qe ka ardhur per llogari te Vllaznise. ai dje pasdite ka zhvilluar seancen e pare stervitore me kete skuader dhe lojtari do qendroje ne prove deri ne fund te kesaj jave. Pikerisht deri nje dite perpara mbylljes se merkatos. Nese ai jep shenja premtuese dhe do binde stafin drejtues, pastaj presidenca do nise bisedimet per nenshrkimin e kontrates dhe me pas do behet federimi i tij. Iktu luan si organizator dhe shkodranet prej kohesh po kerkojne nje lojtar te tille.
Vllaznia, Radonjiç e nis “me kembe te mbare”
E ka nisur ne menyren me te mire te mundshme kampionatin e ri Vllaznia. Duke luajtur ne fushen asnjanese te Lezhes ndaj Bylisit, ajo ka fituar 3-2 dhe ka marre tre piket e para. Loja e kuqebluve te pakten per 70 minuta ka qene shume e mire nderkohe qe 20 minutat e fillimit te pjeses se dyte duhen analizuar hollesisht. Analize qe tashme do behet edhe me e qete sepse u moren tre piket e kerkuara. Debutimi ne krye te pankines shkodrane per trajneri Mojash Radonjiç, ka dhuruar jo pak emocione.
Semina arrin akordin me Vllaznine, nje vit kuqeblu
Rradhet e ekipit shkodran shtohen serish me lojtare te tjere. keshtu ne seancen e sotme te kuqebluve do jete present edhe mbrojtesi Klodian Semina. Ashtu siç ishte deklaruar, ai me t’u kthyer presidenti Fushaj nga Italia, eshte ulur ne tavoline per te biseduar me te per çeshtjen e kontrates se re. mesa merret vesh nga ana e vete lojtarit, akordi nuk ka qene i veshtire per t’u arritur.
Më shumë: Semina arrin akordin me Vllaznine, nje vit kuqeblu
Më shumë artikuj...
Faqe 4 nga 58
Ndeshja e fundit
Te fundit
-
Gocaj i demtuar: Dua te jem ndaj Laçit! Ne ndeshjen e rradhes...
-
Klubi Vllaznia nis shitjen e aboneve Ne vendin tone nuk eshte...
-
Demtohet Gocaj, ne dyshim ndaj Laçit Mesfushori i Vllaznise...
-
S’ka dyshim: Vllaznia- Laçi ne “Loro Boriçi” Dyshimet kane qene te...
-
NJOFTIM NJOFTIM Klubi...
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8






