Newsflash:

Shtubina: Goli? Vllaznia humbi, s’ka pse gezohem

Vllaznia nuk e ka nisur aspak mire kete vit. Ndryshe nga çfare shpresohej, ajo ka dale e mundur nga fusha e Peqinit. Goli i Ndriçim Shtubines nuk i ka mjaftuar kuqebluve per te marre ndonje pike ndaj Shkumbinit. 23 vjeçari shkodran ka shenuar nje gol shume te bukur ne minutat e para te pjeses se dyte por ky gol nuk sherbeu per asgje. As per vete lojtarin i cili nuk duket aspak i kenaqur qe shenoi sepse nuk pati vlere. “U gezova vetem per momentin per golin qe shenova por vetem aq sepse me pas, nuk e kam shijuar kete gol. Humbja e pesuar ka zbehur gjithçka dhe prandaj nuk dua te merrem fare me te sepse nuk ka asnje vlere. Golat e shenuar jane te rendesishem gjithmone kur i sherbejne ekipit”- ka thene vete Shtubina diten e djeshme. Goli i shenuar ne Peqin ka qene i pari per kete lojtar ne kete kampionat. Ka qene nje ekzekutim perfekt me koke pas nje aksioni shume te bukur nga e majta dhe top ii krosuar ka qene koken e tij. ne kete ndeshje, mesfushori qe u konsiderua si zbulim i Vllaznise ne sezonin e kaluar, ka luajtur ne krahun e djathte. Nje spostim qe per shumekend eshte i pavlere sepse lojtari gjithnje ka luajtur ne krahun e majte. Por vete ai duke folur ne lidhje me kete çeshtje, ka sqaruar: “Per mua nuk ka asnje rendesi nese luaj ne krahun e majte apo ne ate te djathte. Kam luajtur edhe me pare ne te dy pozicionet dhe prandaj nuk perben ndonje problem kjo gje”. Shtubina ne pjesen e pare te sezonit ka qene larg formes se tij me te mire si rrjedhoje e disa demtimeve te njepasnjeshme. Vete ai kerkon publikisht falje per tifozet dhe drejtuesit e klubit per ate paraqitje te tij dhe premtoi se per pjesen e mbetur te sezonit, do paraqitej krejt ndryshe. Fillimi duket i mbare teksa ne Peqin ka shenuar por nga ana tjeter, ai mendon se ka ende per te bere prandaj deklaron: “Kam shenuar ne Peqin por une nuk kenaqem me kete. Duhet te bej shume me teper. Jam drejt kapjes se formes time me te mire dhe prandaj besoj se shume shpejt keni per te pare ate lojtar qe ka qene ne fushe edhe sezonin e kaluar”. Nderkohe Vllaznia ne Peqin ka humbur dhe kjo gje ka lene nje shije jo te mire tek sportdashesit. Per Shtubinen, humbja ne fjale ka edhe disa shpjegime te cilat sipas tij jane: “Ne kete fushe pergjithesisht luhet fort dhe Vllaznia nuk eshte mesuar te perballoje loje te tille. Pa harruar ketu qe edhe niveli i fushes nuk na la te dalim ne lojen tone. Duhej te benim diçka me teper ne kontrollimin e topit megjithate nuk ia dolem. Por besoj se kjo nuk eshte gjendja reale e skuadres sone. Shume shpejt keni per ta pare qe do rritemi dhe do te jemi ajo skuader qe tifozet tane deshirojne te kene. Kete optimizem e mbeshtes tek puna e mire qe kemi bere ne Ulqin dhe prandaj edhe frutet e kesaj pune do vijne shpejt”. Ne fund, mesfushori i kuqebluve duket se ka edhe nje “peng” per merkaton e skuadres se tij. ai i konsideron te rendesishme blerjet e bera por nga ana tjeter, vete personalisht do te deshironte qe ne skuader te ishin edhe tre futbolliste te tjere. “Mendoj se Sinani, A.Beqiri dhe Hallaçi nuk duhej te ishin larguar. Edhe me to ne skuader, do te kishim qene shume me te forte per te kapur objektivat tona te ketij sezoni, megjithate kjo eshte çeshtje e drejtuesve te klubit”- ka thene ne fund Shtubina.

Gjergj KOLA

Logo Zyrtare

vllaznia_logo140x200

Piazza Park

Colosseo Hotel

logo_coloseo

Hotel Colosseo | Piazza Park | PVN | Moncafe | Arifi Oil | EHW | Banka Popullore |

Theme Design © Terenc Pepa.
© vllaznia.eu. Faqja zyrtare e klubit te futbollit Vllaznia