Kuqeblute dje stervitja e pare e javes
Pasi e kane bere te dielen pushim, dje futbollistet e Vllaznise kane zhvilluar te paren seance stervitore te javes. Bashke me te kane nisur kesisoj edhe pergatitjet per takimin e fundjaves se ardhshme me Laçin. Si seance e pare, ajo e dites se djeshme eshte shoqeruar edhe me nje analize te shkurter qe stafi drejtues ka bere per ndeshjen e kaluar me Shkumbinin. Ne kampin shkodran askush nuk e kishte menduar nje paraqitje te tille aq te dobet ne Peqin. Skuadra nuk u shpreh per asnje moment ashtu siç duhej dhe per kete nuk tregoi asgje nga forma e saj gjate pergatitores se Ulqinit. Trajneri martini eshte duke u munduar te gjeje arsyet pse ka ndodhur keshtu dhe çfare mund te ndryshohet per te ardhmen. Edhe vete futbollistet jane te ndergjegjshem se gjerat duhen pare disi me ndryshe per vazhdimin e metejshem te kampionatit. Ndaj Laçit te shtunen duhet patjeter fitorja dhe mbi te gjitha Vllaznia duhet te binde edhe me loje.



