Apolonia në provë, luan fatin e Europës me kavajasit

Ekipit fierak i duhet të fitojë me Besën. Kjo është sfida e vetme e Apolonisë, që duhet të mbetet në mes të skuadrave të kreut. Bardhejeshilët kanë një format që ende nuk e kanë krijuar bindjen që janë një skuadër që premton për të qenë një mes më të mirave që do të pretendojnë Europën, ndërsa vetë futbollistët që janë përfshirë në gamën e listimit të trajnerit Hasan Lika, janë të gatshëm që të vihen nën bastin që ky ekip do të mbetet dhe do të jetë ndër më kryesorët e superligës. Prej kaq javësh e pozicionuar në vendin e tretë, pas Dinamos dhe Besës, vetëm prej pak javësh Apolonia lëshoi vendin e tretë për kampionët e Tiranës dhe në javën e fundit është parakaluar edhe nga Teuta, pa harruar që, pas fitores që kanë sigluar me Flamurtarin, edhe Shkumbini e sheh veten më lart se Apolonia. Fierakët kanë mundësi të përfitojnë nga përplasja mes Teutës dhe Tiranës, vetëm nëse bardhëjeshilët arrijnë të fitojnë me Besën. Sido që të jetë rezultati i ndeshjes mes skuadrës së Josës dhe kampionëve në fuqi, Tiranës, nisur nga vendndodhja në renditje, një fitore e Apolonisë i jep kësaj skuadre “kredencialet” që të përfitojë e të synojë brenda një kohe të shkurtër rikthimin e fuqishëm në stadet e saj më të mira. Shumëkush ka vënë një pikë dyshimi mbi atë që Apolonia do të sigurojë në pjesën e dytë të kampionatit në vazhdim dhe kjo është e lidhur me merkaton që ky ekip ka kryer gjatë sezonit dimëror. Gjithsesi, vetë fierakët nuk janë absolutisht dakord me këtë pesimizëm të faktorit të opinionit futbollistik. Shkas për këtë bëhet akordi më i fundit i arritur nga drejtuesit më të lartë të klubit bardhejeshil, të cilët kanë mundësuar të sjellin në ekip një sulmues me parametra shumë premtues për kampionatin shqiptar, nigerianin Zito Ogbona, një eksponent të përfaqësueses së vogël nigeriane, U‑21. Dhe, pas kësaj, goleadori kapiten i bardhëjeshilëve, Mladen Brkiç, nuk do të ndihet i vetmuar në këtë repart, por do të ketë një partner që do të rivalizojë në perceptimin drejt portës së skuadrave kundërshtare. Ardhja e nigerianit ka rritur optimizmin në kampin fierak dhe ka bërë që të shtohet besimi drejt objektivave të sezonit. Një nga futbollistët e ardhur së fundmi, mesfushori 21‑vjeçar me tipare sulmuese, Xhynejt Çutra, e cilëson Apoloninë një nga ekipet që e meriton të jetë ndër më të mirat e superligës shqiptare, teksa thotë: “Kam pasur oferta të tjera, edhe nga ekipe me më shumë histori e emër se Apolonia në kampionatin shqiptar, por unë kam pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e kësaj skuadre për seriozitetin e treguar ndaj meje dhe, mbi të gjitha, për atë që ekipi ka bërë në pjesën e parë të kampionatit. Mendoj se drejtuesit e ekipit kanë bërë një merkato të mirë gjatë kësaj faze dimërore dhe rezultatet e saj do të shihen shumë shpejt. Edhe problemi i mungesës së një sulmuesi të mirëfilltë është zgjidhur me ardhjen e nigerianit Ogbonna, pa harruar që kemi edhe një tjetër futbollist të mirë ofensiv, siç është Liçaj. Të dy këta lojtarë kanë një pikë të fortë dhe mjaft të konsoliduar në vijën e parë, kapitenin tonë të konfirmuar për vlerat e tij, Mladen Brkiç. Besoj se është nëj Apoloni që do të ngrihet edhe më lart niveleve të saj të pjesës së parë të kampionatit.”

Piazza Park

Colosseo Hotel

logo_coloseo

Hotel Colosseo | Piazza Park | PVN | Moncafe | Arifi Oil | EHW | Banka Popullore |

Theme Design © Terenc Pepa.
© vllaznia.eu. Faqja zyrtare e klubit te futbollit Vllaznia