Fushaj: Të përjashtohen Kotherja e Taullaraj
Pas ndeshjes presidenti I Vllaznisë Valter Fushaj është shfaqur shumë I nervozuar me gjykimin e ndeshjes. Dy 11-metërsha të mosdhënë për vendasit, kanë bërë që shkodranët të kalojnë në “kundërsulm”. Vetë numri 1 I klubit shkodran është shprehur shumë ashpër përgjyqtarin e ndeshjes por edhe shefin e arbitrave. “Që para ndeshjes kam qenë shumë I revoltuar me gjyqtarët. Kam patur sinjalizime se ata kishin ardhur në Shkodër me qëllim ndëshkimin e ndeshjes. Vetë ardhja e Plarent Kotheres ma shtonte dyshimin për këtë. Pikërisht për këtë arsye, kam dërguar drejtorin e klubit para ndeshjes dhe e ka sinjalizuar për këtë gjë Kotheren por ky I fundit ka garantuar se me gjykimin nuk do kishte asnjë problem. Në fakt rezultoi e kundërta. Në fund të pjesës së parë, Bala pengohet dukshëm brenda zone dhe gjyqtari Taullaraj nuk jep penallti kur rezultati ishte 1-0 dhe normalisht ai nuk do kishte asnjë problem. Edhe në fillimin e pjesës së dytë kemi një ndërhyrje të rëndë ndaj Shtubinës në hyrje të zonës dhe gjyqtari nuk jep jo vetëm penallti por as faull kur duhej të kishte edhe karton për lojtarine Laçit. Pa harruar edhe një prekje tëtopit me dorë në fund sërish nga kundërshtarët. E thashë, çdo gjë ka qenë e qëllimshme që para ndeshjes. Kam qenë unë ai që kam ngritur zërin kohët e fundit për largimin e Kotheres si shef arbitrash dhe caktimin e zëvendësit të tij nga Liga që kemi në mendje të krijojmë. Pikërisht nga kjo gjë, ai tashmë gjen mundësinë të reagojë dhe të marrë hak. Më duket shumë e çuditshme sesi në çdo ndeshje që gjykon Taullaraj, është edhe Kotherja prezent. Duket qartë se mes tyre ka pazare dhe jo më kot Taullaraj në rrethin e arbitrave konsiderohet si “djali I Kotheres”. Të paktën 10 pikë na janë mohuar në këtë kampionat nga arbitrat dhe gjithnjë kemi reaguar por askush nuk na e ka vënë veshin. Tashmë nuk do durojmë më: Kërkesa jonë është e qartë: Nëse njëri nga tre rastet që ne protestojmë për 11-metërsh, rezulton I drejtë, ne do kërkojmë të përjashtohen shefi I arbitrave Plarent Kotherja dhe arbitri Artan Taullaraj. Ose kërkesa e dytë do jetë përsëritja e ndeshjes. Nuk mund të lejojmë më këta njerëz të tallen me paratë tona, të tallen me një Shkodër të tërë”- është shprehur mbrëmë Fushaj.



