U-19 Fitore minimale që mjafton për tre pikë
Ekipi i të rinjve shkodranë nuk di të ndalet as në këtë javë. Ato kanë arritur të fitojnë me meritë me rezultatin 1-0 ndaj ekipit të Lushnjës. Vendasit kanë zotëruar lojën për gjatë gjithë 90-të minutave, pa e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren, pavarësisht se kanë arritur të fitojnë vetëm me një gol të shënuar në minutën e 28-të takimit me anë të Erkoçit. Kuqeblutë e rinj janë udhëheqësit me plot meritë të superligës në këtë kategori grupmoshe. Kjo pa dyshim është meritë e padiskutueshme e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik të kësaj skuadre. Ekipi i drejtuar nga Plori dhe Nika ka qenë zotërues për gjatë gjithë pjesës së parë të takimit, ku nuk kanë munguar edhe rastet e pastërta për shënim. Megjithatë në minutën e 28-të të takimit një nga më të mirët e kësaj skuadre, Erkoçi ka arritur të shënojë dhe të zhbollokojë rezultatin në favor të ekipit të tij. Një rezultat i cili pavarësisht lojës së mirë të të gjithë lojtarëve të kësaj skuadre mbeti i pandryshuar deri në fund të këtij takimi. Kjo është një tjetër fitore e merituar e kësaj skudre në këtë sezon e cila vazhdon të ruajë me meritë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Vllaznia- Lushnja 1-0
Vllaznia: Rexhepi, Rusi(40’Bardulla), Tafa, Ruçi, Hotaj, Marku, Boci,Vojushi(55’ Shaba), Dalipi( Rahova 65’), Hasani , Erkoçi. Tr: E.Plori.
Lushnja: Çako, Malasi, Ruço, Bejte, J.Liçka, Leka, Pernaska, Ahmataj, G.Liçka, Ikonomi, Sula Tr. A.Durri.
Shënues: 28’ Erkoçi
Gjyqtarë: A.Lleshi, S.Haxhija, S.Doda (Laç)
Gjergj KOLA



