Newsflash:

U17 Kuqeblutë 17 vjeçarë fitojnë sërish

Ekipi i paratërinjve të Vllaznisë ka arritur të marrë një tjetër fitore mëse të merituar përballë ekipiet të paratërinjëve të Lushnjës, në këtë javë të këtij kampionati, duke qënë në luftë ts vazhdueshme për vendin e parë në këtë sezon. Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë bindshëm me rezultatin 3-1. Ekipi i drejtuar me shumë meritë nga dyshja Entri Çaku dhe kolegu i tij Nefail Zhejani kanë objektiva të qarta me këto djem të cilët janë grumbulluar për të parën herë të gjithë së bashku. Loja  ka nisur mjaft e bukur nga ana e ekipit të drejtuar nga Çaku. Ekipi ka treguar një lojë shumë të mirë sidomos gjatë pjesës së parë të takimit, në të cilën ka arritur të shpartallojë me gola kundërshtarin e vet. Që në minutat e para të takimit ka qënë sulmuesi Beluli, i cili ka shënuar. Por nuk duket se ekipi i Vlalznisë do të ndalet me kaq, pa kaluara vetëm 2 minuta në të pestën minutë  djemtë kuqeblu kanë shënuar me anë të Lekajt dhe golin e dytë. Pas një ekzekutimi mjaft të mirë të këtij të fundit. Por më pas ka qenë dhe sulmuesi Markolaj që me golat e tij po tregon se nuk di të ndalet teksa ka ngjitur ne 3-0 rezultatin vetëm pas 14 minutave lojë, i cili përmes një driblimi dhe një gjuatje spektakolare ka arritur të shënojnë. Me këtë rezultat është mbyllur dhe pjesë e parë. Në pjesën e dytë ekipi lushnjarë ka arritur për mes një 11-të metërshi të ekzekutuar nga Shabani në të 48-tën minutë. Me këët rezultat është mbyllur i gjithë takimi. Një fitore e merituat dhe  tre pikë  që e kanë ngjitur ekipin e paratërinjve shkodranë në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

 

Vllaznia- Lushnja 3-1

Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Lekaj, Ujkaj, Pelinku, Rexhepi, Halili, Gjeluci, Markolaj, Beluli, Hasaj. Tr: E. Çaku

Lushnja: Kaloshi, Çepa, Çela, Bilbili, Orhani, Shabani, Berberi, Zela, Mustafaj, Dushi, Çole. Tr. G.Taullai.

Shënues: Beluli 3’, Lekaj 5’, Markolaj 14’/ Shabani 48’(11 m)

Gjyqtarë: S.Haxhija, A.Lleshi, S.Doda (Laç)



Gjergj Kola

Logo Zyrtare

vllaznia_logo140x200

Piazza Park

Colosseo Hotel

logo_coloseo

Hotel Colosseo | Piazza Park | PVN | Moncafe | Arifi Oil | EHW | Banka Popullore |

Theme Design © Terenc Pepa.
© vllaznia.eu. Faqja zyrtare e klubit te futbollit Vllaznia