Newsflash:

Vllaznia fitore pas 13 vjetësh në Tiranë

Fitorja e së shtunës në “Qemal Stafa” ka ardhur pas plot 13 vjetësh për Vllazninë. Një kohë relativisht e gjatë që tregon më së miri problemet që kjo skuadër ka patur gjithnjë në transfertat e kryeqytetit me bardheblutë. Hera e fundit që shkodranët kishin fituar ndaj Tiranës në fushën e saj ka qenë 1 nëntori i vitit 1997 kur arrinin fitoren 2-1 me gola të shënuar nga Armando Cungu dhe Gjergj Shllaku. Që atëherë asnjë fitore tjetër. Madje edhe në Shkodër bilanci ka qenë negativ në shumë raste. Në këtë mënyrë duket se kuqeblutë kanë pse të gëzojnë pas kësaj fitoreje. Aq më tepër që ky trepikësh vjen në një moment shumë delikat për Vllazninë e cila kishte filluar të ndjente seriozisht frikën e rënies nga kategoria. Tashmë gjërat mund të duken më ndryshe dhe fitorja në “Qemal Stafa” mund të konsiderohet si një ogur i mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Edi Martini.

Logo Zyrtare

vllaznia_logo140x200

Piazza Park

Colosseo Hotel

logo_coloseo

Hotel Colosseo | Piazza Park | PVN | Moncafe | Arifi Oil | EHW | Banka Popullore |

Theme Design © Terenc Pepa.
© vllaznia.eu. Faqja zyrtare e klubit te futbollit Vllaznia