Bala, shënuesi më i mirë i sezonit me 13 gola
Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Bala është tashmë shënuesi më i mirë i këtij sezoni në futbollin shqiptar. Me golin e shënuar kundër Tiranës ai është ngjitur në kuotën e 8 golave në kampionat ndërkohë që ka shënuar edhe 5 të tjerë në kupë. Gjithsej janë 13 gola të shënuar, më shumë se çdokush tjetër. Edhe se Elis Bakaj,
numri 1 i listës së shënuesve të kampionatit me 11 gola i cili ka shënuar vetëm 1 në kupë. Duke qenë kështu, një fakt i tillë është vërtetë për t’u vlerësuar. 19 vjeçari po bën gjithçka mirë në këtë sezon teksa është shndërruar në “udhërrëfyesin” e shkodranëve drejt golit. Bala përveçse është tashmë numri 1 i sulmit shkodran, po na bën të gjithëve të ekzaltohemi me klasin që po tregon para portave kundërshtare duke mos shfaqur asnjë impresion të zakonshëm për moshën e tij.



