Belisha: Edhe ne Erseke duam rezultat pozitiv
Ne ndeshjen me Skenderbeun ka shenuar golin e pare per skuadren e Vllaznise. Vertete nuk ka vulosur rezultatin perfundimtar te ndeshjes por goli i tij ka qene shume percaktues ne fatin e ketij takimi. Per kete arsye, autori i tij, mesfushori Amarildo Belisha ndjehet mire per kete sherbim qe i ka bere skuadres se tij. ka shenuar vetem 60 sekonda pas kalimit ne avantazh te korçareve duke barazuar gjithçka dhe duke i dhene mundesine shkodraneve ta nisin ndeshjen serish nga fillimi.
Duke folur ne lidhje me kete moment, vete numri 8 i Vllaznise do thoshte: “Ndeshjen e nisem mire dhe po e kerkonim golin shpejt qe ne minutat e para. Krejt papritur Skenderbeu na ndeshkoi qe ne minuten e shtate per nje vendosje te gabuar tonen por per fatin tone te mire, ai top i gjuajtur nga ana ime perfundoi ne rrjete. Keshtu qe ndeshja pas minutes se tete u duk sikur nisi edhe njehere nga fillimi. Nese nuk do te ishte shenuar shpejt goli i barazimit, me siguri qe do ta
kishim patur shume me te veshtire ngaqe terreni do rendohej, presioni ndaj nesh do rritej dhe nuk i dihet si do kishte shkuar loja”. Ajo çfare ka rendesi eshte se shkodranet e kane filluar tashme kthesen e shumepritur. Brenda 7 ditesh kane arritur tre rezultate positive, dy fitore ne kampionat dhe nje barazim ne kupe, çka ka bere qe tek skuadra te kthehet besimi. Futbollistet tashme jane me te lirshem edhe nga ana psikologjike dhe per rrjedhoje do te kerkojne ta ruajne sa me shume kete vazhdimesi. Kete kerkon edhe Belisha kur deklaron: “Problemi me i madh i joni deri tani ishte se nuk kishim vazhdimesi ne rezultate. Sa fitonimi nje ndeshje, vinte distafa ne ndeshjen e dyte. Por java qe lame pas tregoi te kunderten dhe une dua t’u siguroj se ato tre rezultate positive qe arritem, nuk ishin te rastesishme. Jane frut i punes qe kemi bere ne fazen pergatitore, eshte frut i te gjithe drejtuesit te klubit qe kane investuar per kete skuader, i stafit
drejtues dhe i ne futbollisteve. Besoj se ne vazhdim do ta kemi me te lehte se ne njefare menyre dolem nga ai presioni i madh ku ndodheshim megjithate nuk duhet te harrojme se nje apo dy gabime te tjera, na kthejne serish atje ku ishim dhe pasojat do te jene me te medha pastaj sepse nuk do kete kohe me per t’i rikuperuar keto gabime”. Por nderkohe kjo jave e fundit e fazes se dyte te kampionatit rezervon nje sfide aspak te lehta per Vllaznine. Ajo do udhetoje drejt Ersekes per t’u ndeshur me Gramozin vendas. Sfida konsiderohet shume e veshtire dhe per Belishen, problemi me i madh duket se do jete terreni ku do luhet kjo ndeshje. “Gramozi ka nje ekip te mire qe sidomos ne fushen e tij lufton fort. Por kundershtari me i madh per ne do jene kushtet atmosferike. E provuam te merkuren e kaluar ne Korçe teksa e patem shume te veshtire ta mbaronim ndeshjen nderkohe qe nese jane te njejtat kushte edhe ne Erseke, gjerat do jene shume te veshtira per ne
ne objektivin tone per te marre pike. Megjithate ne shpresojme dhe premtojme se do te bejme me te miren ne kete takim”- ka thene ne fund mesfushori Amarildo Belisha.
Gjergj KOLA



