Nallbani e Kraja, mungesat kunder Gramozit
Per ndeshjen e kesaj jave kunder Gramozit, trajneri i Vllaznise Edi Martini nuk do te kete ne dispozicion dy titullare te formacionit te tij. behet fjale per mbrojtesin Ervis Kraja dhe mesfushorin Ilir Nallbani. Te dy keta lojtare jane ndeshkuar me kartona te verdhe ne ndeshjen ekaluar me Skenderbeun dhe per rrjedhoje kane plotesuar numrin tre te tyre. Duke qene kesisoj, te detyruar per te pushuar kete jave. trajneri Martini sigurisht qe nuk e ka pritur mire nje fakt te tille ngaqe e konsideron shume delicate sfiden e kesaj jave, megjithate ai tashme ka filluar te mendoje per menyren e zevendesimit te ketyre dy lojtareve. Perveç kesaj, per t’u pare mbetet edhe fakti tjeter nese Vllaznia ne kete ndeshje do luaje me nje apo dy sulmues. Kjo ngaqe ne dy takimet e fundit ne transferte, me Tiranen per kampionat dhe Skenderbeun per kupe, kuqeblute kane luajtur vetem me nje sulmues.



