Newsflash:

Vllaznia: Barazimi ne Erseke vlen per ne

Pika e marre ne Erseke i ka kenaqur kuqeblute jo sepse ajo ka shume vlere por mbi te gjitha sepse tregoi qe skuadra eshte ne rruge te mbare. Barazimi me Gramozin eshte rezultati i katert pozitiv rradhazi per Vllaznine pas fitores me Tiranen dhe Skenderbeun per kampionat dhe barazimin po me korçaret per kupe. Kjo tregon se skuadra eshte ne rrugen e duhur dhe ndryshimet e epokes “Martini” kane filluar te ndjehen ne skuader. Per nga menyra si ka shkuar loja te shtunen, shkodranet kane pretenduar edhe marrjen e tre pikeve ngaqe kane qene te paret qe kaluan ne avantazh madje ne 45 minutat e para kane patur mundesi te shenojne edhe gola te tjere. Vete presidenti Fushaj qe ka qene present ne kete ndeshje jep kete mendim per zhvillimin e kesaj ndeshje: “Mbase rezultati 1-1 ka qene me i drejti ne fund te ndeshjes por kemi patur mundesi ta mbyllnim qe ne pjesen e pare nese do te shenonim edhe ndonje gol tjeter. Nuk e beme kete dhe sigurisht qe nje pengese e
madhe ka qene edhe terreni ne te cilin u zhvillua ndeshja. E rendesishme eshte qe nuk humbem duke treguar se skuadra po rritet nga ndeshja ne ndeshje”. Kjo pike e marre ne Erseke nuk eshte se ka rregulluar shume gjera sepse Vllaznia ka mbetur perseri ne gjashteshen e dyte te renditjes, çka do te thote se short ii fazes se trete nuk do jete aspak i favorshem per te. Megjithare rendesi per drejtuesit e saj ka qe ekipi po zhvillon lojera te mira dhe te shoqeruara edhe me rezultate positive. Por nese drejtuesit kuqeblu jane te kenaqur me piken e marre ne Erseke, ata kane dale te zhgenjyer nga stadium ii ketij qyteti. Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit anesor por edhe ndaj Lecit ka qene e papranueshme. Kete gje thote edhe presidenti Fushaj qe ka dashur te reagoje ne lidhje me keto fenomene. “Te them te drejten kam mbetur i habitur nga ajo çfare ndodhi. Me te mbaruar ndeshja, te gjithe futbollistet e Gramozit u versulen tek gjyqtaret. Perveçse u godit
gjyqtari anesor, u godit edhe futbollisti jone Leci nderkohe qe problemet vazhduan edhe ne dhomat e zhveshjes. Nuk kishte pse te ndodhnin gjera te tilla. Ne fushe gjithçka ka qene korrekte dhe fair-play prandaj nuk ka pse te kete akte te tilla dhune. Ne e denojme goditjen e futbollistit tone sepse ka qene i paperfshire ne kete incident te vendasve me gjyqtaret dhe Federata duhet te reagoje per kete gje”- eshte shprehur numri 1 i klubit shkodran. Nje gjest qe ka lene shije te hidhur tek kuqeblute sepse per ta ndeshja ne fushe ka qene shume korrekte dhe futbollistet i kane dhene njeri-tjetrit doren ne fund te takimit. Por mesa duket ne futbollin shqiptar nuk mund te kaloje jave pa probleme dhe per rrjedhoej kete here serish e kishte rradhen Erseka per te tilla probleme.
Gjergj KOLA

Logo Zyrtare

vllaznia_logo140x200

Piazza Park

Colosseo Hotel

logo_coloseo

Hotel Colosseo | Piazza Park | PVN | Moncafe | Arifi Oil | EHW | Banka Popullore |

Theme Design © Terenc Pepa.
© vllaznia.eu. Faqja zyrtare e klubit te futbollit Vllaznia