Newsflash:
Faza e tretë e Superligës
Shkumbini-Vllaznia, që duhej të luhej të shtunën, por kjo nuk u bë, madje as një ditë më pas, të dielën, për të njëjtat motive (fusha e Peqinit ishte jashtë cdolloj standarti për futboll). Sektori i garave ka vendosur që të luhet të mërkurën kjo ndeshje, ndërsa janë shtyrë me një javë cerekfinalet e prapambetura të Kupës së Shqipërisë. Sikurse duket, një kampionat i “copëzuar“, me disa ndeshje të prapambetura, që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e ndeshjeve të kupës.



